Nxitoni të regjistroheni në kurset e ardhshme të trajnimit!

SHUKALB ju fton të merrni pjesë në kurset e ardhshme të trajnimit që organizohen përgjatë vitit 2022. Gjeni më shumë detaje në lidhje me regjistrimet për secilin trajnim, në Kalendarin më poshtë.

TRAJNIMET NË MAJ

MBIKQYRJE
25-26 Maj 2022, Tiranë

Ky kurs trajnimi thekson rolin e mbikëqyrësit në përmbushjen e misionit dhe objektivave të shoqërive ujësjellës kanalizime. Kursi fokusohet tek aftësitë dhe njohuritë që duhet të ketë një mbikëqyrës mbi planifikimin, koordinimin dhe motivimin e punonjësve me qëllim që çdokush të punojë me efektivitet për përmbushjen e objektivave.  Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’i pajisë pjësëmarrësit me njohuri dhe teknika të vlefshme mbikëqyrje për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjëllës kanalizime.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit dhe pergjegjësit e departamentit të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve me publikun. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

TRAJNIMET NË QERSHOR

TUBACIONET KRYESORE DHE REZERVUARËT E UJIT
16 Qershor 2022, Tiranë 

Tubacionet e rrjetit shpërndarës dhe rezervuarët e ujit janë komponent shumë të rëndësishëm të sistemit të furnizimit me ujë. Instalimi i duhur i tyre zgjat jetën e shërbimit dhe zvogëlon problemet me mirëmbajtjen në vazhdimësi, duke ofruar kështu ujë të pijshëm të sigurt dhe duke ulur kostot e panevojshme për Shoqërinë.

Gjatë këtij kursi trajnimi, pjesëmarrësit do të njihen me llojet e tubacioneve më të përdorshme, si dhe karakteristikat e tyre. Pjesemarresit do të mësojnë hapat e nevojshme për instalimin e tubacioneve dhe do të njihen me lloje të ndryshme të rezervuareve si dhe me procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, dhe inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit dhe inxhinieret e prodhimit. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

SISTEMET E VOGLA TË FURNIZIMIT ME UJË
17 Qershor 2022, Tiranë

Sistemet e furnizmit me ujë përbëhen nga burime ujore si ujra nëntokësor ose sipërfaqësor, puset, pompat, impiant të trajtimit të ujit, si dhe sistemin shpërndarës i cili  përfshin rezervuarët dh e tubacionet që furnizojnë konsumatorin me ujë. Për të gjithë këto komponent, punonjësit e shoqërive UK janë përgjegjës për ti mbajtur ato në punë dhe të sigurojnë ujë me cilësi të mirë dhe të pijshëm.

Ky kurs paraqet aspektet bazë të operimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve të vogla të furnizimit me ujë. Gjithashtu, identifikimi i problemeve, shkaku si dhe riparimi i tyre do të shpjegohen dhe diskutohen gjatë këtij kursi.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe teknikët e operimit dhe mirërmbajtes. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

MIRËMBAJTJA E PAJISJEVE – MOTORRAT, POMPAT DHE VALVULAT PËR PROFESIONISTËT E UJIT TË NDOTUR DHE TË PIJSHËM
22-23 Qershor 2022, Tiranë 

Mirëmbajta e duhur dhe në kohë e pajisjeve e mban sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizime në kushte të përshtatshme pune. Mirëmbatja e pajisjeve mund të jetë parandalues, riparuese dhe emergjente.

Ky kurs trajnimi synon identifikimin e llojeve të ndryshme të pompave, motorëve dhe valvulave të përdorura në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe të ofrojë informacion mbi programet e mirëmbajtjes së tyre. Përveç kësaj, ai do të adresojë zgjidhje të ndryshme të problemeve gjatë funksionimit të kësaj pajisjeje.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët e operimit dhe mirëmbajtjes si dhe teknikët. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

TRAJNIMET NË SHTATOR

RIPARIMI DHE REHABILITIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE
28-29 Shtator 2022, Tiranë

Ndotja e ujit të pijshëm, çarje dhe bllokim i rrjetit të kanalizimeve si dhe vërshimi i ujërave të ndotura në sipërfaqe, janë disa nga sfidat me të cilat shoqëritë UK përballen çdo ditë, si pasojë e sistemit të vjetër dhe të dëmtuar të kanalizimeve. Me qëllim adresimin e këtyre problematikave, në këtë kurs trajnimi trajtohen hapat dhe procedurat që duhen ndjekur për rehabilitimit e sistemit të kanalizimeve, duke filluar me studimin e gjendjes aktuale të rrjetit, vlerësimit të nevojës për rehabilitim, përzgjedhjen e metodës më të përshtatshme dhe ekonomike deri tek zbatimi i punës rehabilituese. Përveç zbatimit dhe përdorimit të metodave klasike të riparimit dhe rehabilitimit të linjave të kanalizimeve dhe pusetave, në këtë kurs trajtohen edhe teknikat më të fundit rehabilituese.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët e zbatimit dhe të mirëmbajtjes së sektorit të kanalizimeve. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

TRAJNIMET NË NËNTOR

SIGURIA NË PUNË PËR PROFESIONISTËT E UJIT
23-24 Nëntor 2022, Tiranë

Për një Shoqëri UK, siguria në punë duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët, duke filluar që nga drejtuesit e deri tek punonjësi më i thjeshtë. Shumë prej detyrave të përditshme të punonjësve mund të sjellin situata të rrezikshme. Si rezulat, punonjësit ata duhet të kenë njohuritë bazë të sigurisë personale dhe të zhvillojnë dhe zbatojnë programin për sigurinë dhe shëndetin në punës.

Ky kurs trajnimi do të identifikoj rreziqet e mundshme gjatë punës dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren me qëllim shmangien e aksidenteve. Gjithashtu, kursi do të theksojë rëndësinë e krijimit të programeve të sigurisë.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët, teknikët dhe laborantët. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

TRAJNIMET NË DHJETOR

BURIMET UJORE DHE KAPTAZHET
6 Dhjetor 2022, Tiranë

Përzgjedhja e duhur e burimeve ujore si dhe menaxhimi i mirë rezervuarëve janë faktorë kryesor dhe shumë të rëndësishëm për prodhimin e ujit me cilësi të mirë dhe kosto të ulët. Nëse cilësia e ujit është e mirë që në burim apo rezervuar, atëherë dhe kaptazhet do të ofrojnë ujë të pastër dhe në mënyrë efektive për tek impianti i trajtimit apo në rrjetin shpërndarës.

Në këtë kurs trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë mbi burimet ujore dhe karakteristikat e tyre. Do të trajtohen dhe diskutohen programet dhe metodat e menaxhimit të rezervuarëve dhe avantazhet e tyre. Gjithashtu, do të identifikohen dhe përshkruhen llojet e kaptazheve si dhe procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e prodhimit dhe inxhinierët projektues. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

BAZAT E HIDRAULIKËS PËR SISTEMIN E FURNIZIMIT ME UJË
7 Dhejtor 2022, Tiranë (Data është subjekt ndryshimi)

Hidraulika është shkenca themelore për profesionistët e ujit. Uji gjatë lëvizjes prodhon forcë dhe presion sa herë që shpejtësia, drejtimi i prurjes ose lartësia ndryshon. Duke ditur presionin dhe prurjen në një pikë të caktuar të tubacionit, na ndihmon të gjejmë përmasat e tubacionit dhe kapacitetin e tij. Gjithashtu na ndihmon të gjejmë llojin e materialit të tubacionit që na nevojitet në një situatë të caktuar.

Për më tepër, njohuritë e mira në hidraulikë janë të nevojshme për profesionistët kur vendosin nëse reduktuesit e presionit të ujit ose pompat janë të nevojshme për transportimin e ujit në mënyrë efektive. Ky kurs trajnimi do të mbulojë konceptet bazë të hidraulikës në sistemin e furnizimit me ujë, nga burimi deri te rubineti i ujit.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët dhe teknikët. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SISTEMET SCADA PËR PROFESIONISTËT E UJËSJELLËS KANALIZIME
14 Dhjetor  2022, Tiranë (Data është subjekt ndryshimi)

Sistemet e automatizuara të matjes dhe të kontrollit janë thelbësore për funksionimin efektiv të çdo impianti trajtimit të ujit të pijshëm apo ujërave të ndotura. Këto sisteme lejojnë më shumë fleksibilitet dhe kontroll më të madh të impiantit si dhe sigurojnë të dhëna të plota dhe në kohë, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e avarive në sistem.

Ky kurs trajnimi ka për qëllim të njohë pjesëmarrësit me bazat e sistemeve të automatizuara të matjes, sensorëve dhe programeve kompjuterike të përdorura për operimin e duhur dhe kontrollin e impianteve të trajtimit të uji të pijshëm dhe ujërave të ndotura.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për inxhinieret, teknikët dhe specialist që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur dhe janë përgjegjës për operimin e sistemeve SCADA. PËR KËTË TRAJNIM REGJISTROHUNI KËTU!

 

Kontakte:

Jonida Ahmeti
Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional
Tel: +355 42 24 5101
Mob: +355 69 70 66 222
E-mail: training@shukalb.al; jonida.ahmeti@shukalb.al