Programet Edukuese dhe Ndërgjegjësuese të SHUKALB-it për Ujin
SHUKALB ka një angazhim serioz lidhur me ndërgjegjësimin dhe investimin në të ardhmen e sektorit të ujit. Sipas këtij angazhimi, sjellja e çëshjeve të ujit në vëmendjen e sa më shumë njerëzve zë një vend të rëndësishëm në punën e shoqatës. Çdo program fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit në nivele të ndryshme të shoqërisë, në mbrojtjen dhe përdorimin e burimeve ujore. Programet e udhëhequra nga SHUKALB përfshijnë:
- Programi i Ndërgjegjësimit të Fëmijëve për Ujin “Miqtë e Ujit”
- Programi “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”
- “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme
- Programi i Praktikës Verore për Studentët
- Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë
- Dita Botërore e Ujit
- Java Kombëtare e Ujit
Këto programe janë të financuara nga kompani lokale Shqiptare.