Objektivi
Objektivi kryesor i Programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” është të edukojë dhe të bashkojë nxënësit e klasave të 8-ta në ruajtjen e burimeve ujore. Objektivat specifike të këtij programi janë:
- Të bashkojë nxenësit për të mësuar më tepër për rëndësinë
e monitorimit të burimeve ujore lokale dhe të nxisë ata për ti mbrojtur këto burime;
- • Të mbledhin informacion rreth cilësisë së burimeve ujore lokale për një periudhë të caktuar kohe.
Struktura
Programi zhvillohet nga data 22 Mars deri më 31 Dhjetor. Gjithë të dhënat e monitoruara raportohen online deri më 31 Dhjetor. Programi zhvillohet në tre faza si më poshtë:
Faza e Parë: Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHUKALB dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars.
Faza e Dytë: SHUKALB zhvillon një trajnim për mesuesit e lëndëve biologji-kimi të klasave të 8-ta. Nxënësit marrin Instruksionet bazë dhe mjetet e testimit. Mjetet e testimit përmbajnë cdo gjë që nevojitet për matjen e temperaturës, pH, turbiditetit dhe oksigjenit të tretur, duke përfshirë:
* 1 libërth instruksionesh * 50 tableta për matjen e pH (mjaftueshëm për 50 testime)
* 1 kavanoz për mbledhjen e ujit * 100 tableta për matjen e oksigjenit të tretur (50 testime)
* 1 tub për matjen e pH * 1 tabelë me ngjyra për të percaktuar DO, pH dhe turbiditetin
* 1 shishe për matjen e oksigjenit të tretur (DO) * 1 Mini Laps
* 1 disk Secchi
* 2 shirita për matjen e temperaturës (14-40°C dhe 0-12°C)
Faza e Fundit: Rezultatet publikohen çdo vit në Raportin Vjetor te programit dhe janë të disponueshme në website-in www.wwmd.org.
Final Stage: Results are published each year in the Year in Review Report and made available on the WWMD website www.wwmd.org.
Historiku