Programet e Zhvillimit të Kapaciteteve dhe Përshkrimet

Drejt objektivit të ofrimit të produkteve të zhvillimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të performancës drejt përmirësimit të shoqërive ujësjellës kanalizime, SHUKALB është angazhuar në Partneritete dhe Projekte rajonale me qëllim zgjerimin dhe diversifikimin e produkteve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve të zhvilluara në rajon për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri.

Programet DLEAP për Zhvillimin e Kapaciteteve

Partneriteti i Danubit (D-LeaP) është hartuar si një iniciativë rajonale, e integruar dhe e qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të stafit të shoqërive ujësjellës kanalizime që ndodhen në rajonin e Danubit, duke përfshirë stafin menaxhues dhe teknik. Nga 17 vendet që mbulohen nga D-LeaP, shoqëritë e 12 vendeve janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Moldavia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Ukraina.

Programet e zhvillimit të kapaciteteve nën Partneritetin e Danubit (D-LeaP) ofrojnë një kombinim të teorisë me praktikën, duke bërë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të analizojnë tregues specifikë të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin shoqëria mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Partneriteti i Danubit (D-LeaP) ofron një gamë programesh të cilat zhvillohen në nivel rajonal dhe ofrohen nga SHUKALB në gjuhën kombëtare së bashku me Shoqatën Ujësjellës dhe Kanalizimit të Kosovës. Programet të cilat ofrohen janë listuar si më poshtë:

Për më shumë informacion për secilin nga këtë Programe ju lutem vizitoni Faqen e Internetit të D-LeaP për SHUKALB.

PRODUKTE TË ZHVILLIMIT TË KAPACITETEVE NËN PROJEKTIN “RRJETI RAJONAL PËR ZHVILLIMIN E KAPACITETEVE PËR SHËRBIMET E FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIMEVE (RCDN)”

Projekti “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve synon të rrisë efikasitetin dhe efiçencën e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë, të kenë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime, dhe në përputhje me Acquis Communautaire mjedisor të BE-së. Projekti është i financuar bashkërisht nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe administrohet nën Projektin e GIZ “Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbime Vendore (ORF MMS) ”, i komisionuar nga BMZ.

Tre grupe kryesore të aktiviteteve do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të projektit RCDN:

  • Rezultati 1: Shoqatat e shoqërive UK dhe bashkive në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me NALAS dhe IAWD, u mundësohet të ofrojnë masa të zhvillimit të kapaciteteve për shoqëritë UK dhe bashkitë në kuadër të RCDN-së në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme.
  • Rezultati 2: Stafi menaxherial dhe teknik i shoqërive UK dhe zyrtarët publikë të bashkive kanë akses dhe përdorin produktet e zhvillimit të kapaciteteve me cilësi të lartë të RCDN-së, të orientuara nga kërkesa.
  • Rezultati 3: Autoritetet Kombëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Donatorët promovojnë përdorimin, si dhe kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së zhvillimit të kapaciteteve të RCDN-së.

Në kuadër të këtij networku, SHUKALB ofron produktet e mëposhtme te zhvillimit të kapaciteteve:

Produkti:                             Projektet e Investimeve Kapitale Infrastrukturore në Sektorin e                                                 Ujësjellës Kanalizimeve
Grupi i synuar:                   Stafi i Menaxhimit të Mesëm në Bashki dhe ShaUK
                                             Drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse, teknike, ligjore,                                                               financiare,  dhe stafi i njësisë për Implementimin e Projekteve të                                                     përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore                                                   dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.
Kohëzgjatja:                        3-ditë
Formati:                               Trajnim ballë për ballë, dhe online

Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë dhe t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme në lidhje me:

    • Kryerjen e përgatitjeve të nevojshme për zbatimin e projektit për investime në infrastrukturë,
    • Zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve në infrastrukturë, dhe
    • Implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh në infrastrukturë.

Për më shumë informacion, Shkarkoni Broshurën e Trajnimit.

Gjithashtu,  shikoni videon.

Produkti:                           Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve
Grupi i synuar:                 Vendimmarrësit Bashkiak: Anëtarët e Këshillit të Administrimit të                                                   Shoqërive UK, Kryetarët e Komunave, Sekretarët e Përgjithshëm,                                                   Shefat e Departamenteve të Financave, Shërbimeve Bashkiake dhe                                               Investimet.
                                           Menaxhimi i SHaUK: Menaxher i Përgjithshëm, Menaxher Teknik,                                                  Menaxher i Financave.
Kohëzgjatja:                      1-ditë
Formati:                             Trajnim ballë për ballë, dhe online

Ekziston nevoja për të përmirësuar kuptimin dhe njohuritë e vendimmarrësve bashkiak për nevojën e Menaxhimit të Integruar të Aseteve, dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin midis Bashkisë dhe SHaUK. Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e vendimmarrësve Bashkiak në Shqipëri, për:

    • Rëndësinë e menaxhimit të duhur të aseteve dhe marrjen e vendimeve të tyre mbi tarifat, investimet.
    • Nevojat dhe sfidat që lidhen me menaxhimin e rrjetit të ujësjellësit dhe grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
    • Kapacitetin për marrjen e vendimeve të bazuara në evidenca.
    • Lehtësimin e komunikimit ndërmjet Bashkisë dhe shoqërive UK dhe nxitjen e bashkëpunimit reciprok.

Për më shumë informacion, Shkarkoni Broshurën e Trajnimit.

Produkti:                           Projektet e Suksesshme të Infrastrukturës së Kanalizimeve dhe                                               Trajtimit të Ujit të Ndotur
Grupi i synuar:                  Vendimmarrësit Bashkiak, siç janë anëtarët e Këshillit të                                                              Administrimit të Shoqërive UK, Anëtarët e Njësive të Zbatimit të                                                      Projekteve.
                                            Menaxhimi i SHaUK: Menaxheri i Përgjithshëm, Menaxheri                                                        Teknik, Menaxheri Komercial, Anëtarë të Njësive të Zbatimit të                                                        Projektit, Menaxherë të Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.
Kohëzgjatja:                        2 ditë
Formati:                              Shkëmbimi i eksperiencave mes kolegëve, Workshop dhe                                                         Vizita në terren në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotur.

Objektivi i shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve në Shqipëri është përmirësimi i njohurive mbi përgatitjen dhe implementimin e Projekteve Infrastrukturore në fushën e Kanalizimeve dhe Trajtimit të Ujit të Ndotur për Bashkitë dhe Shoqëritë UK e interesuara, dhe nxitja e bashkëpunimit midis Bashkive dhe Shoqërive në fushën e kanalizime dhe trajtimit të ujit të ndotur në Shqipëri por edhe në rajon.

Për më shumë informacion Shkarkoni Broshurën e Shkëmbimit të Eksperiencave:

Gjithashtu, shikoni videon.

Produkti:                     Programet e zhvillimit të kapaciteteve në fushën e grumbullimit                                               dhe trajtimit të Ujit të Ndotur
Grupi i synuar:           Vendimmarrësit Bashkiak dhe SHaUK
Kohëzgjatja:                  4 ditë (2 muaj)
Grupi i synuar              Menaxherët dhe Inxhinierët nga Bashkitë dhe SHaUK
Kohëzgjatja:                   8.5 ditë (6-muaj)
Formati:                        Trajnime, Shkëmbimi i eksperiencave mes kolegëve, Vizita në terren

Qëllimi kryesor i programit të zhvillimit të kapaciteteve në fushën e grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur për vendimmarrësit është të rrisë kapacitetin e vendimmarrësve lokalë për të kuptuar rëndësinë dhe funksionimin themelor të sistemeve të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura.

Qëllimi kryesor i programit të zhvillimit të kapaciteteve në fushën e grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur për menaxherët dhe inxhinierët është të shpjegojë sisteme të ndryshme të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura me një vëmendje mbi aspektet teknike dhe rëndësinë e tyre.

Për më shumë informacion mbi secilin prej këtyre produkteve ju lutem vizitoni faqen e internetit: https://rcdnsee.net/category/cd-product/