Regjistrohuni tani në Forumin e Ujit të Danubit 2022!
12 Maj, 2022
SHUKALB ka kënaqësinë t’ju njoftojë se Forumi i ardhshëm i Ujit të Danubit 2022me temë “Energjizimi i Sektorit të Ujit në Rajonin e Danubit” do të mbahet në datat 28-29 qershor 2022, tek Rogner Hotel, Tiranë. Forumi do të pasohet nga Konferenca me temë “Lidhja e Benchmarking dhe Menaxhimit të Aseteve – Mjetet kryesore për rregullatorët dhe vendimmarrësit”, që do të zhvillohet më 30 qershor.
Forumi organizohet nga Programi i Ujit të Danubit, i drejtuar nga IAWD dhe Banka Botërore, i bashkëfinancuar nga Qeveria Austriake, në bashkëpunim me SHUKALB.
Forumi do të tërheqë më shumë se 150 përfaqësues të lartë të sektorit të ujit nga rajoni i Danubit për të diskutuar lidhjen midis energjisë dhe ujit nga këndvështrime të ndryshme, me sesione që eksplorojnë zhvillimet e fundit në tregun e energjisë dhe efektet e tij në shoqëritë ujësjellës kanalizime në rajon, teknologjitë inovative, financimi dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për modernizim dhe reforma në sektor.
Gjuha e Forumit do të jetë anglishtja, me përkthim simultan në shqip. Vetëm pjesëmarrja fizike do të jetë e mundur.
Në vazhdim, paralelisht me eventin, organizatorët ofrojnë një vend për kompanitë partnere për të shfaqur produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësit, softuerët deri te shërbimet inxhinierike dhe menaxhuese. Përdoreni këtë mundësi të klasit të parë për t’u takuar me shoqëritë ujësjellës kanalizime kryesore në rajon dhe për të rritur vizibilitetin e markës tuaj në këtë event plot gjallëri.
IAWD dhe SHUKALB ju ftojnë përzemërsisht të merrni pjesë në Forumin e Ujit të Danubit 2022 si Ekspozues. Rezervoni tani paketën tuaj të Ekspozitës për të përfituar nga avantazhet e mëposhtme:
Regjistrim falas për një përfaqësues (përfshirë pjesëmarrjen në eventin dyditor, si dhe pushimet për drekë dhe kafe dhe eventet sociale)
Mbështetje e plotë gjatë eventit nga ekipi ynë
Shfaqja e materialit promovues dhe informativ në ambjentin e eventit (1 tavolinë, hapësirë për 1 roll-up)
Mundësitë për të organizuar takime gjatë pushimeve
Ftesë për të marrë pjesë në pritjen e mirëseardhjes dhe darkën e forumit
Vlerësim për mbështetjen në broshurën e eventit
Prezantimi i logos dhe një faqe në ekran gjatë pushimeve
Për rezervime, informacione të mëtejshme dhe përgjigje për pyetjet tuaja, ju lutemi kontaktoni Katerina Schilling në schilling@iawd.at ose Alban Kushi në info@shukalb.al.