Asambleja e Pergjithshme e Shoqatës
Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës përbëhet nga të gjithë anëtarët e të gjitha kategorive, të cilët kanë paguar detyrimet aktuale sipas kuotave vjetore të përcaktuara nga Shoqata. Të gjithë anëtarët janë të autorizuar të zgjedhin anëtarët e Bordit Drejtues sipas kategorive të anëtarësimit.
Bordi i Drejtorëve
Bordi i Drejtorëve përbëhet nga jo më pak se tetë (8) anëtarë dhe zgjidhet një herë në tre vjet nga Anëtarët e SHUKALB si më poshtë: Drejtorë të Shoqërive (8) me dy (2) të zgjedhur nga secila nga katër rajonet e përcaktuara të vendit; një (1) përfaqësues nga anëtarët e Sektorit Privat; një (1) përfaqësues nga anëtarët e Institucioneve Publike, dhe një (1) përfaqësues nga Anëtarët Individë. Gjithashtu, Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë përfaqësohen në Bord nga Kryetari i tyre.
Petrit Tare | President | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë |
Elton Kacidhja | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë |
Spartak Kovaci | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Durrës |
Elona Hodaj | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë |
Mark Molla | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Shkodër |
Tajar Bici | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Gramsh |
Jetnor Haska | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Tepelenë |
Zef Maci | Anëtar Bordi | Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Lezhë |
Donato D’Agostino | Anëtar Bordi | President i Chimica D’Agostino s.p.a |
Arlinda Ibrahimllari | Anëtar Bordi | Kryetare e Grupit Shqipetar te PRU |