Shoqatat Partnere

SHUKALB beson se partneritetet profesionale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe të kuptuarin përtej kufijve. Për këtë arsye, SHUKALB është aktiv në partneritete të ndryshme të cilat përfshijnë:

  • Shoqata Ndërkombëtare e Ujit (IWA)

IWA është një pikë referimi globale për profesionistët e ujit, që përfshin vazhdimësinë midis kërkimit dhe praktikës, dhe duke mbuluar të gjitha aspektet e ciklit të ujit. Përmes rrjetit të tij të anëtarëve dhe ekspertëve në kërkim shkencor, praktikë, rregullore, industri, këshillim dhe prodhim. SHUKALB është anëtar i IWA-së që nga viti 2010, dhe që prej vitit 2015 është anëtar i Bordit Qeverisës të IWA-së.

  • Shoqata Evropiane e Ujit (EWA)

EWA është një organizatë e pavarur, joqeveritare që merret me menaxhimin dhe përmirësimin e mjedisit të ujit. Është një nga shoqatat kryesore profesionale në Evropë. SHUKALB është një anëtar me të drejtë vote të plotë në EWA që prej vitit 2006, dhe është i përfaqësuar në Këshillin e Menaxhimit që prej vitit 2009.

  • Shoqata e Bordeve të Certifikimit (ABC)

ABC është shoqata e autoriteteve certifikuese për operatorët e ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur në SH.B.A. SHUKALB është anëtar i ABC-së që prej vitit 2015.

  • Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD)

IAWD është një platformë rajonale që lehtëson zërin e shoqërive ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit duke ofruar shkëmbim informacioni, rrjetëzim dhe ndarje njohurish ndërmjet kolegëve. SHUKALB është një anëtar i jashtëzakonshëm i IAWD-së që prej vitit 2017.