SHUKALB zhvillon trajnime në Shoqëritë UK në kuadër të programit “Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave”

Gjatë trajnimit përfundimtar në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Lushnjë
Foto nga SHUKALB

Gjatë datave 28 Shtator dhe 4 Tetor 2021, SHUKALB zhvilloi trajnimin e 4-t dhe të fundit në shoqëritë ujësjellës kanalizime Gramsh, Lushnjë, Patos, Belsh dhe Berat-Kuçovë, në kuadër të zbatimit të programit të D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (PSU & MK). Programi PSU & MK zbatohet nga SHUKALB në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN*).

Gjatë trajnimit përfundimtar në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Patos
Foto nga SHUKALB

Ekipi i SHUKALB përbëhej nga trainerja kryesore Migena Kukli, trajneri Elton Hasanaj, si dhe Drejtoresha Ekzekutive, Elisabeta Poçi. Krahas personelit të lartë drejtues të shoqërive UK, në Belsh dhe Lushnjë, trajnimi u ndoq nga përfaqësues të Bashkive përkatëse.

Gjatë trajnimit, stafi i shoqërive prezantoi punën e bërë deri më tani, mbi Planin e Sigurisë së Ujit, sistemin e furnizimit me ujë të hedhur në programin Google Earth dhe Organigramën e Planit të Menaxhimit të Krizave.

Gjatë trajnimit përfundimtar në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Belsh.  Foto nga SHUKALB

Me ndihmën e trajnerëve, pjesëmarrësit ishin në gjendje të simulonin rolin e menaxherit të krizës dhe pozicionet e tjera kryesore në rastin e reagimit ndaj një situate krize, duke zotëruar kornizën 60 ‘të vlerësimit të situatës dhe vendimmarrjes. Përveç kësaj, ata përfunduan dhe prezantuan draft Planin e Sigurisë së Ujit dhe draft Planin e Menaxhimit të Krizave të shoqërive të tyre përkatëse.

Si hapa të ardhshëm dhe të fundit të programit, shoqëritë UK do të finalizojnë Planin e Sigurisë së Ujit dhe Planin e Menaxhimit të Krizave dhe do t’i miratojnë ato zyrtarisht përmes Këshillit Administrativ si dokumente të brendshme që do të përdoren dhe referohen në rast të një krize.

 

* RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), me financimin e Qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë dhe ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme, me 16 shoqata të qeverisjes lokale dhe ujësjellës kanalizime në rajon.