SHUKALB merr pjesë në trajnimin e RCDN-së mbi Menaxhimin e Ciklit

Gjatë datave 23-25 mars 2022, projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) organizoi takimin mbi menaxhimin e ciklit të trajnimeve të RCDN-së dhe standardet në ofrimin e trajnimeve në Ballkanin Perëndimor. Takimi u organizua në Durrës, Shqipëri.

Qëllimi i këtij takimi ishte përmirësimi i kapaciteteve të shoqatave partnere te RCDN-së për të përmirësuar dhe ofruar trajnim cilësor dhe shkëmbim mes kolegëve, sipas standardeve të cilësisë të përcaktuara nga RCDN.

SHUKALB u përfaqësua në takim nga Sebina Matlija, Menaxhere e Programeve dhe Koordinatore e Trajnimeve dhe Franceska Troka, Asistente e Programeve dhe Trajnimeve. Znj. Matlija dhe znj. Troka patën mundësinë të diskutonin mbi zhvillimin e njohurive dhe kapaciteteve si dhe zbatimin e tyre në trajnime dhe shkëmbimeve mes kolegësh të ofruar nga SHUKALB. Përveç kësaj, ata shkëmbyen përvojat me pjesëmarrës të tjerë në lidhje me praktikat e mira dhe cilësore të dhënies së trajnimeve, si dhe rritën njohuritë e tyre për zhvillimin e kapaciteteve mbi standardet e ofrimit të trajnimeve dhe shkëmbimin mes kolegëve.