SHUKALB merr pjesë në trajnimin RCDN-së mbi Burimet e Financimit të BE-së

Dita e parë e trajnimit të RCDN-së mbi burimet e financimit të BE-së, mbajtur më 24 shkurt 2022.
Foto nga SHUKALB

Projekti Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) organizoi më 24 shkurt dhe 3 mars 2022 trajnimin online mbi Burimet e Financimit të BE-së. Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të shoqatave partnere të RCDN-së dhe anëtarëve të tyre për të përthithur më mirë fondet e BE-së.

Trajnimi u ndoq nga katërmbëdhjetë përfaqësues nga shoqatat partnere të RCDN të pushtetit vendor dhe shoqatat ujësjellës kanalizime. SHUKALB u përfaqësua në trajnim nga Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve, Ermira Vasili, Administratore Finance dhe Arbana Kola, Menaxhere e Projektit Menaxhimi i Integruar të Aseteve. Trajnimi u mbajt nga znj. Vanja Starovlah, Unioni i Bashkive të Malit të Zi dhe z. Darko Mrvaljevic, Këshilltar Bashkiak nga Danilovgrad, Mali i Zi.

Trajnimi u ofroi pjesëmarrësve mundësinë të përfitonin nga të mësuarit rreth mundësive të financimit nga programe dhe instrumente të ndryshme të BE-së dhe t’i njohin ata me parimet bazë të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), si një instrument kyç i BE-së për mbështetje në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore.