SHUKALB merr pjesë në trajnimin mbi Zbatimin e Projekteve në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”

Aladin Ormanovic, Eksperti i jashtëm, GIZ ORF MMS (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë prezantimit mbi Miratimin, Rishikimin dhe Negocimin e Kontratës
Foto nga SHUKALB

Gjatë datave 29, 30, 31 gusht 2022, në Tiranë, stafi i SHUKALB mori pjesë në një trajnim tre ditor mbi Zbatimin e Projekteve të organizuar në kuadër të Projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”.

Trajnimi kishte për qëllim trajnimin e Shoqatave të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime për të mësuar bazat e zbatimit të projekteve dhe për të njohur standardet kryesore të zbatimit të BE-së.

Krahas stafit të SHUKALB, në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ADKOM), Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit Prishtinë, Hidroregjoni Jugor dhe Gjakovë.

Trajnimi u drejtua nga Aladin Ormanovic, Ekspert i Jashtëm, GIZ ORF MMS, si dhe u mbështet nga Zoran Bogdanovski, Këshilltar për Zhvillimin e Kapaciteteve, GIZ ORF MMS.

Pjesëmarrësit u njohën me tema të tilla si Menaxhimi i Kontratës së Donatorëve: Miratimi, Rishikimi dhe Negocimi i Kontratës; Zbatimi; Raportimi; Monitorimi; Mbyllja e kontratës dhe menaxhimi i kontratave të BE-së.

Nën drejtimin e trajnerit, pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në disa ushtrime praktike dhe punë në grup.