
Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, duke u prezantuar pjesëmarrësve gjatë trajnimit.
Foto nga SHUKALB
Në datat 9, 16, 17 dhjetor 2021, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses trajnimin e RCDN-së me temë “Projektet e Investimeve Kapitale Infrastrukturore në Sektorin Ujësjellës Kanalizime”. Në trajnim morën pjesë 25 pjesëmarrës nga departamentet teknike, tregtare, ligjore dhe administrative të shoqërive ujësjellës kanalizimeve të Tiranës, Shkodrës, Sarandës, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve per Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”. Trajnimi u mbajt nga Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Jovan Gjika, Koordinator Projektesh, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës, Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM).
Pjesëmarrësit morën njohuritë bazë mbi temat kyçe si, projektet e financueshme, mënyrat e financimit të projekteve të investimeve, zhvillimi i suksesshëm i një projekti, menaxhimi i ciklit të projektit, identifikimi i palëve të interest dhe hartëzimit të tyre, aspektet ligjore dhe institucionale për projektet e investimeve, planifikimi dhe organizimi i brendshëm, njësia e implementimit të projekteve, fazat e implementimit te projektit, monitorimi, vlerësimi dhe auditimi.
Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm nga të gjithë pjesëmarrësit për njohuritë e ndara në formë praktike, punën në grup, sesionet e diskutimit, si dhe lojërat stimuluese.