Thirrja për Abstrakte është tashmë e hapur – Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme, Konferenca dhe Ekspozita e 10-të e Përbashkët Ballkanike

Pas dy vitesh organizimi të konferencave virtuale, SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të na bashkoheni fizikisht në Konferencën dhe Ekspozitën tonë të 10-të të Përbashkët Ballkanike që do të mbahet më 8-9-10 Nëntor 2022, në Prishtinë, Kosovë.

Tema e Konferencës, Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2022, dhe sjell vemendjen tek rëndësia që ka mbrojtja cilësore dhe sasiore e burimeve tona nëntokësore. Tema është e një rëndësie të veçantë për vendet si Ballkani Perëndimor, të cilët mbështeten shumë në ujërat nëntokësore për nevojat e tyre të furnizimit me ujë.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire çështje politike, menaxheriale dhe teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit mblidhen, diskutojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe ndajnë praktikat e tyre të mira mbi çështje me interes në sektorin e ujit.

Fuqia e Konferencës së Përbashkët Ballkanike, siç dëshmohet nga anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer ndër vite, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e diskutimeve plenare, punimeve profesionale të prezantuara nga profesionistë të njohur në të dy vendet dhe më gjerë në rajon.

Jeni të ftuar të dorëzoni abstraktet tuaja!

Për informacion të detajuar mbi temat kryesore të Konferencës, afatet kryesore, udhëzime mbi abstraktet, ju lutemi kontrolloni broshurën Thirrja për Abstrakte.

Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:

Programi i Konferencës:                  program@balkansjointconference.org
Nadire Vitija, SHUKOS:                      Tel: +383 38 600 873; Cel: +383 44 182 497
Jonida Ahmeti, SHUKALB:                Tel: +355 42 24 5101; Cel: +355 69 70 66 222

SHUKOS dhe SHUKALB ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.