Trajnimi “Shërbimi i klientit dhe marrëdhëniet me publikun” përmirëson njohuritë dhe aftësitë e stafit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime

Traineri Arian Gjorga, Ekspert ne fushën e Menaxhimit dhe Shërbimit të klientit (majtas lart) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Shërbimi i klientit dhe marrëdhëniet me publikun”
Foto nga SHUKALB

Kursi i trajnimit “Shërbimi i klientit dhe marrëdhëniet me publikun” u zhvillua me sukses online përmes Zoom më 15 & 16 Prill 2021. Trajnimi u ndoq nga 16 pjesëmarrës qe mbulojne funksione të ndryshme si drejtorë dhe specialistë të departamenteve të shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun, si dhe të financës, tregtare, teknike, nga shoqëritë UK Shkoder, Lezhë, Krujë, Sarandë, Korçë, Vlorë, Berat-Kuçovë, Peqin dhe Gramsh.

Trajneri Arian Gjorga gjatë trajnimit “Shërbimi i klientit dhe marrëdhëniet me publikun”
Foto nga SHUKALB

Trajnimi u drejtua nga Arian Gjorga, Ekspert në fushën e Menaxhimit dhe Shërbimit të klientit.

Pjesëmarrësit përmirësuan aftësitë dhe njohuritë e tyre mbi një gamë të plotë temash që mbulojnë parimet e shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun si ndikimi i organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, menaxhimi i bazës së të dhënave të klientit, menaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit, menaxhimi i leximit të matësave, si dhe faturimit dhe arkëtimit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin dhe shkëmbenin me njëri-tjetrin praktikat në shoqëritë e tyre përkatëse rreth aspekteve të ndryshme në lidhje me kënaqshmërinë dhe angazhimin e klientit. Pavarësisht nga formati online, pjesëmarrësit ndërvepruan me trajnerin duke adresuar pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre të cilat u mbajtën shënim në një tabelë.

Reagimet gjatë trajnimit, si dhe rezultatet e vlerësimit nga pjesëmarrësit në fund të trajnimit ishin shumë pozitive, duke vlerësuar shumë aftësitë dhe përvojën e trajnerit, si dhe materialet dhe mjetet e siguruara në trajnim, si shumë të dobishme për punën e tyre të përditshme.