[:sq]Më 30-31 mars, SHUKALB do të japë kursin e trajnimit “Udhëzues për Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime”.
Ky trajnim shërben për të gjithë individët të cilët janë emëruar si anëtar në Këshillin Administrativ të një shoqërie ujësjellës kanalizime në Shqipëri.
Kursi i trajnimit adreson çështje administrative dhe operacionale të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, ligje dhe rregullore që ndikojnë në menaxhimin dhe operimin e shoqërisë, rolin e rregullatorit ekonomik në licencimin dhe miratimin e tarifave, instrumentat dhe metodologjitë për monitorimin e performancës së shoqërisë dhe planin e biznesit për të forcuar menaxhimin dhe mbikëqyrjen e shoqërisë. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme në drejtimin e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe në përpjekjet për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.
Regjistrimet në këtë kurs trajnimi tashmë janë të hapura, dhe ju mund të kërkoni më shumë informacion duke kontaktuar SHUKALB në training@shukalb.al.
Për të parë kurset e tjera të trajnimit të planifikuara për t’u dhënë gjatë vitit 2017, mund të shihni Kalendarin më të përditësuar të Trajnimeve për vitin 2017 në linkun e mëposhtëm http://shukalb.al/trajnime/kalendar/ në faqen e internetit të SHUKALB.[:en]On 30-31 of March, SHUKALB will deliver the training course “Guideline for Administrative Council Members of Water and Wastewater Utilities”.
This training serves for all individuals who have been appointed as a member on the Administrative Council of a water supply and sewerage company in Albania.
The training course addresses administrative and operational issues of the Water Supply and Sewerage companies, laws and regulations affecting the management and operation of the company, the role of economic regulator in licensing and tariffs approval, tools and methodologies for monitoring the performance of the company and business plan to strengthen management and supervision of company. Participants will be provided with the necessary knowledge and skills to cope with the everyday challenges in running Water Supply and Sewerage companies and efforts to improve the performance of companies they administer.
Registrations to this training course are now open, and you can request more information by contacting SHUKALB at training@shukalb.al .
To see the other training courses planned to be delivered in 2017, you may access the most updated Training Calendar for 2017 at the following link http://shukalb.al/en/trajnime/kalendar/ on SHUKALB’s website.[:]