Programi i Krahasimit të Standardizuar (Benchmarking) për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime
FITOJNË mbështetje praktike në analizimin dhe përmirësimin e performancës së shoqërisë UK
MËSOJNË nga shoqëritë e tjera në sektor
MËSOJNËINFORMOHEN VAZHDIMISHT rreth mjeteve më të fundit për analizimin e performancës së shoqërisë UK
PËRFITONI nga krahasimi rajonal dhe global me shoqëritë e tjera ujësjellës kanalizime
Përshkrimi i Programit dhe temat e mbuluara
Programi i Krahasimit të Standardizuar (Benchmarking) është një nga Programet e Fondacionit në kuadër të Partneritetit e të Mësuarit të Danubit. Ky program ndih- mon ndërmarrjet dhe stafin pjesëmarrës për të krijuar diagnostikimin e tyre të çështjeve që kanë ndikim të lartë në performancën e shërbimeve të kompanive të tyre duke krahasuar performancën e shërbimeve me kompanitë e tjera të ngjashme dhe standartet ndërkombëtare dhe duke lehtësuar dialogun midis praktikuesve në praktikat e mira.
Fillimi i Programit
Bashkëpunimi Evropian Benchmarking (EBC) vepron si Partner Teknik i IAWD-së dhe ofron metodologjinë si dhe platformën IT për ushtrimin benchmarking. Programi ofron tre nivele të ndryshme vlerësimi (themelore, stan- darde dhe të avancuara). Për vlerën maksimale të shtuar, pjesëmarrësit inkurajohen të zgjedhin nivelin më të lartë të mundshëm. Cili nivel i përshtatet më mirë një programi varet nga besushmëria e të dhënave të disponueshmëria, përvoja në krahasime dhe ambiciet. Në tërësi, katër qendra kombëtare / nënrajonale janë krijuar në përputhje me strukturën operative të EBC duke u fokusuar në shoqëritë UK në Kosovë dhe Shqipëri, vendet ish-YU, Bullgari dhe Ukrainë. Me themelimin e Qendrës së Danubit, IAWD ka përmirësuar qendrat ekzistuese kombëtare dhe nën-rajo- nale, në mënyrë që të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojës midis anëtarëve të saj dhe shoqërive të tjera UK që ndodhen në rajonin e Danubit. Koncepti Hub siguron që shoqëritë UK pjesëmar- rëse të ndjekin të njëjtën metodologji të vlerësimit dhe të marrin rezultate të krahasueshme.
Për më shumë informacion rreht koncepteve dhe orga- nizimit të Programit ju lutem vizitoni www.d-leap.org.
Qëllimet e të mësuarit
Pse të krahasoni shërbimet me ndërmarrjet e tjera?
Si të grumbullojmë dhe menaxhojmë informacionin e performancës së shoqërive UK?
Si të zhvillojmë një plan përmirësimi për të adresuar çështjet e performancës?