SHUKALB gati për të nisur kalendarin e tij të trajnimeve për vitin 2022
4 Shkurt, 2022
Viti i kaluar ishte një vit mjaft i suksesshëm për Programin e Trajnimit të SHUKALB. Jemi të lumtur të raportojmë se kemi ofruar me sukses 13 kurse trajnimi dhe 3 programe të zhvillimit të kapaciteteve, duke tërhequr një audiencë prej rreth 250 pjesëmarrësish nga 30 shoqëri uj ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë. Këto trajnime përfshinin kurset e veta të trajnimit të SHUKALB, si dhe produkte dhe programe për zhvillimin e kapaciteteve si pjesë e partneriteteve të SHUKALB me Partneritetin e Danubit (D-LeaP) dhe Rrjetin Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN).
Në përgatitje për nisjen e Kalendarit të Trajnimit të këtij viti, dhe si një praktikë e rregullt, SHUKALB ka shpërndarë tashmë tek shoqëritë e ujësjellësit në Shqipëri një Anketim të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (TNA) te të gjitha shoqëritë UK në mënyrë që të mbledhë informacion e nevojshëm për nevojat e tyre për trajnime për vitin 2022. Bazuar në rezultatet e anketimit, SHUKALB do të planifikojë një ofertë të përshtatur të trajnimeve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve të cilat përfshijnë dhe i vjen në ndihmë stafit që punon në të gjitha fushat kryesore funksionale të sigurimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe u përgjigjet nevojave emergjente të Shoqërive UK për përmirësimin e performancës së tyre. Kalendari i Programeve të Zhvillimit të Kapaciteteve për 2022, do të publikohet gjatë këtij muaji dhe do të jetë i disponueshëm dhe përditësuar rregullisht në faqen e internetit të SHUKALB.
Për më shumë informacion specifik mbi kurset e trajnimit të vet SHUKALB, mund të vizitoni Katalogun e Trajnimeve në këtë link, i cili përfshin përshkrimin e kurseve të trajnimit. Sa i përket produkteve dhe programeve rajonale të zhvillimit të kapaciteteve, ju lutemi vizitoni linkun këtu.