Ky kurs trajnimi është hartuar me qëllim që të theksojë rolin e menaxhimit në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs trajnimi mbi menaxhimin është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Komunikoni në mënyrë efektive;
Identifikoni karakteristikat kryesore të një drejtuesi efektiv;
Përzgjidhni dhe përdorni stile efektive të menaxhimit;
Krijoni dhe drejtoni ekipe;
Hartoni plane afatgjata dhe afatshkutra për të përmbushur misionin e shoqërisë;
Vendosni qëllime dhe objektiva për zbatimin e planeve tuaja;
Përdorni teknika specifike që ndihmojnë në njohjen e hershme të problemeve;
Analizoni problemet duke përdorur një shumllojshmëri teknikash;
Punoni vetëm apo si pjesë e një ekipi për të krijuar një listë gjithë përfshirëse të zgjidhjeve të mundshme të problemeve;
Përdorni mjete dhe teknika për të marrë vendime efektive;
Komunikoni me grupet e njerëzve që ka më shumë gjasa të ndikohen nga vendimi para dhe pasi të merret ai;
Mbani nën vëzhgim perspektivën finaciare të shoqërisë.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Menaxhimi”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB është 23,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
Jo-Anëtarët 28,000 Lekë/person + TVSH.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.
Jeni të lutur të bëni regjistrimimin tuaj online ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet e-mailit training@shukalb.al deri në datën 30 maj 2025.