An innovative decentralized solution for industrial and domestic wastewater treatment in Albania
September 4, 2020
[:sq]Skema e sistemit Bever III për trajtimin e ujit të ndotur
Ylberinë Baliu, Y.E.S. (Kosovë) dhe Jan Boele de Jong, Afmitech Friesland (Hollandë) Klaas Visscher, Yuniko (Hollandë)
Shqipëria ka përpara një sfidë të madhe për trajtimin e ujërave të ndotur, dhe në përgjithësi kompanitë shqiptare kanë vështirësi të arrijnë përputhjen me normat, standardet dhe rregullativat shkarkuese. Në industrinë ushqimore, trajtimi i ujit të ndotur është në një nivel të ulët dhe në përgjithësi ky sektor shkarkon ujërat e ndotur, direkt apo indirekt, në ujërat sipërfaqësore. Kjo është një sfidë e madhe, sidomos për industrinë e përpunimit të qumështit. Shkarkimi i ujërave të ndotur edhe nga industritë e tjera dhe ujërat e ndotura komunale, bëjnë që pothuajse të gjithë lumenjtë dhe liqenet në Shqipëri të jenë të ndotur. Në mënyrë që në të ardhmen të plotësojnë standardet e shkarkimit të ujërave të ndotura, industria ushqimore duhet të bëjë investime të mëdha.
Kompanitë e ujit në Shqipëri kanë filluar me ndërtimin dhe vënien në operim të impianteve për qytete të vogla dhe të mëdha. Në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ujërave sipërfaqësore në Shqipëri, në të ardhmen e afërt edhe industria e qumështit duhet të reduktojë shkarkimin e ujërave të ndotura në ujëra sipërfaqësorë dhe në sistemin e kanalizimit. Veç kësaj, një sistem kanalizimi i centralizuar nuk është gjithmonë prezent. Kështu, për të përmirësuar dukshëm menaxhimin e ujërave (të ndotur) në një plan afat mesëm, trajtimi i decentralizuar i ujërave të ndotur do të jetë një pjesë e domosdoshme e kësaj.
Duke marrë parasysh këtë, kompanitë holandeze, Afmitech Friesland B.V. dhe Yuniko B.V., të mbështetura nga Partnerët Holandezë për Programin e Ujit, kanë filluar një projekt me një impiant pilot për një sistem të decentralizuar të trajtimit të ujit të ndotur në kompanitë e përpunimit të qumështit në Shqipëri. Projekti do të mbështetet nga Universiteti Politeknik i Tiranës i cili do të përfshihet në procesin e hulumtimit, dhe gjithashtu nga Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e cila do të mbështesë përhapjen e praktikave më të mira dhe eksperiencave të fituara nga projekti. Partnerë privatë të rëndësishëm në Shqipëri janë kompanitë e përpunimit të qumështit si Erzeni (në Berat) dhe Ajka (në Gorre, Lushnje).
Sistemi BEVER
Afmitech Friesland ofron një teknologji të ujit, e quajtur Sistemi BEVER. Për pastrimin e ujit të ndotur, sistemi BEVER shfrytëzon procesin me llumi aktiv. Në këtë process ndotja degradohet biologjikisht nga mikroorganizmat e shpërndara në ujë. Këto mikroorganizma formojnë grumbuj, të ashtuquajtur llum aktiv. Sistemi BEVER është një sistem kompakt dhe i integruar në të cilin tanku i fundërrimit, sistemi i ajrimit dhe kulluesi i llumit janë të integruara në tankun e trajtimit të ujit. Është vërtetuar se sistemi BEVER mund të përdoret në shumë situata sikurse në agrikulturë, vende rekreative dhe në raste të tjera si restorante, qumështore, ferma dhe fshatra të vogla. Sistemi mund të vendoset nën tokë apo të izolohet termikisht në mënyrë që të përballojë kushtet ekstreme lokale. Ky sistem i trajtimit të ujit të ndotur mund të përdoret në situata prej 22 deri në 500 p.e., dhe me kërkesë, edhe në situata që kërkojnë kapacitete më të mëdha.
Qëllimi i projektit
Kjo teknologji duhet të përshtatet me kushtet locale në Shqipëri. Rregullime teknike dhe zhvillimi i zgjidhjeve inovative janë të nevojshme dhe duhet të testohen në praktikë. Zhvillimi eksperimental dhe rregullimet e mundshme të sistemit janë të nevojshme për shkak të:
Produkteve tipike shqiptare: lloji i djathit më i rëndësishëm në Shqipëri është djathi i bardhë (feta). Ky djath është djath relativisht i ri dhe i freskët, përbërja e të cilit dallon nga djathërat e zakonshëm të fortë dhe të verdhë. Si rezultat, uji shpëlarës dhe hirra e djathit ndryshojnë nga ata ne Evropë. Prandaj do të hulumtohen këto efekte në funskionimin e sistemit BEVER.
Konsumi i ujit: kompanitë e përpunimit të qumështit në Shqipëri kanë një vlerë specifike të konsumit të ujit përafërsisht 3 litra ujë për liter qumësht. Për krahasim, në Holandë kjo është rreth 1.2 litra ujë/litër qumësht. Prandaj duhet të hulumtohet dhe verifikohet efekti i këtij “hollimi” në efikasitetin e sistemit
Hulumtimi i aspekteve të mësipërme do të rezultojë në modifikime të sistemit BEVER që do ta bëjnë këtë teknologji në mënyrë specifike të përshtatshme për Shqipërinë. Kjo teknologji mund të aplikohet në mbarë Ballkanin, rajon ky që karakterizohet me shumë kompani të vogla të përpunimit të qumështit.
Industria ushqimore dhe sektori i ujit në Shqipëri janë duke marrë masa që të jenë në përputhje me standardet shqiptare dhe (së shpejti) ato evropiane të trajtimit të ujërave të ndotura, por sidoqoftë, një teknologji e përshtatshme uji në nivel lokal është e limituar. Me këtë pilot projekt do të demonstrohet se teknologjia BEVER mund të përshtatet shumë mirë me situatën e Shqipërisë dhe se kjo teknologji në të ardhmen mund të luajë rol në rehabilitimin e ujërave industriale në Shqipëri.
Për më tepër kjo teknologji është gjithashtu e përshtatshme për fshatra të vogla dhe distrikte ku sistemi i centralizuar i kanalizimit mungon dhe do të duhet kohë dhe kosto e lartë për të lidhur këto fshatra të vogla me një impiant qendror për trajtimin e ujërave të ndotura.
Programi testues pritet të fillojë në fund të shtatorit të këtij viti. Për më shumë informacione sa i përket sistemit BEVER dhe programit të synuar testues mund ti referoheni Project Fact Sheet në këtë link.
[:en]Schema BEVER III waste water treatment system
Ylberinë Baliu, Y.E.S. (Kosovo) and Jan Boele de Jong, Afmitech Friesland (Netherlands) Klaas Visscher, Yuniko (Netherlands)
Albania has a major challenge in wastewater processing and, in general, Albanian companies have difficulty with complying to the applicable discharge norms, standards and regulations. In the food industry purification of wastewater is at a low level and generally the sector discharge its wastewater directly or indirectly to surface water. This is a major challenge, especially for the dairy processing industry. The discharge of dairy and other industrial and municipal wastewater causes that almost all the rivers and lakes in Albania are seriously polluted. In the future, in order to meet the standards for discharge of wastewater, the food industry has to accomplish significant investments.
Water companies in Albania have started with constructing and putting in operation of wastewater treatment plants for smaller and bigger cities. In order to improve the surface water quality in Albania, in the near future the dairy industry also has to reduce the discharge of wastewater to surface water and sewage system. Besides, a centralized and branched sewage system is not always present. So, to significantly improve (waste) water management in the medium term, decentralized wastewater treatment will be an essential part of this.
Considering this, the Dutch companies, Afmitech Friesland B.V. and Yuniko B.V., supported by the Netherlands Partners for Water programme, have started a pilot plant project for a decentralized waste water treatment system at dairy processing companies in Albania. The Project will be supported by the Polytechnic University of Tirana which will be involved in the research process, as well as by the Water Supply and Sewerage Association of Albania (SHUKALB), which will support the dissemination of the best practices and experience gained through the Project. Important private partners in Albania that are the target of the Project are the dairy processing companies Erzeni (in Berat) and Ajka (in Gorre, Lushnje).
The BEVER System
Afmitech Friesland provides a water technology, called the BEVER System. For purifying wastewater, the BEVER system makes use of the activated sludge process, a common principle which is used worldwide. By this process the organic pollution is degraded biologically by means of microorganisms in the water. The BEVER system is a compact and integrated system at which the settling tank, aeration system and sludge thickener is integrated in the water treatment tank. The system has proven to be applicable in a wide range of situations like agricultural, recreational and industrial sectors including restaurants, dairies, farms and small villages. The system can be placed into the ground or can be insulated thermally in order to cope with extreme local weather conditions. This wastewater treatment system can be used in situations varying from 22 up to 500 population equivalent (p.e.), and, on request, for situations that require larger capacities.
Aim of the project
The technology must be tuned to the local conditions in Albania. Technical adjustments and the development of innovative solutions are necessary and should be tested in practice. The experimental development and possible adjustments of the system are necessary because of:
Typical Albanian products: the most important cheese product in Albania is white cheese (cf. feta). This is relatively young, fresh cheese whose composition differs from the usual hard, yellow cheeses. As a result, the composition of the rinsing water and cheese whey is different than in Europe. The effects of this on the functioning of the BEVER system will be investigated.
Water consumption: dairy companies in Albania have a specific water consumption of approximately 3 liters of water per liter of processed milk. For comparison: in the Netherlands this is around 1.2 liters of water/liter of milk. The effect of this “dilution” on the efficiency of the BEVER system must be investigated and verified.
The investigations will result in modifications of the BEVER system and make the technology specifically suitable for Albania. The technology can be applied throughout the Balkans, a region characterized by many small-scale dairy processing companies.
The Albanian food industry and water sector are busy taking measures to comply with Albanian and (soon) EU standards for wastewater treatment, however, locally appropriate water technology there is available limitedly. With this pilot project it will be demonstrated that the BEVER technology can very well match to the Albanian situation and that the technology can play a role in the future remediation of industrial wastewater in Albania.
In addition, this technology is also suitable for small villages and districts where centralized sewer system is missing and it will take time and high costs to connect these small villages to a central wastewater treatment plant.
The test programme is expected to start at the end of September of this year. For more information regarding BEVER system and the intended test programme you may refer to the Project Fact Sheet in this link.