Menaxhimi i suksesshëm i infrastrukturës së ujit me kosto të lartë është thelbësore për të operuar dhe për të ofruar shërbimin e kërkuar me koston më efektive të mundshme. Menaxhimi i aktivitete komerciale është një pjesë integrale në arritjen e këtij qëllimi. Ky program mbështet shoqëritë ujësjellës kanalizime pjesëmarrëse për mbledhjen, auditimin dhe analizimin e të dhënave që kanë lidhje me efiçencë komerciale dhe për marrjen e masave bazuar në ato të dhëna për të mbështetur uljen e kostove, rritjen arkëtimeve dhe efiçencën komerciale në përgjithësi. Ofron një qasje të standardizuar dhe të detajuar për planifikimin e biznesit dhe siguron mjetet dhe masat për të përmirësuar efiçencën komerciale.
Ky program është projektuar mbi bazën e parimit ‘mëso përmes praktikës’. Përfshin një kombinim trajnimeve ballë-për-ballë, ku ofrohen mjete dhe teknika për adresi- min e sfidave që hasen dhe aplikimin e tyre në praktikë, pasuar nga trajnimi në vendin e punës, ku shoqëritë që marrin pjesë i zbatojnë këto mjete dhe teknika në situatat e tyre specifike dhe krijojnë produkte konkrete (diagnostikë, plane veprimi, etj.). Ndiqen parimet e të mësuarit të kombinuar, që do të thotë trajnimi ballë-për- ballë shoqëruar me materiale mësimore ofruar brenda Akademisë D-LeaP.
Grupi i synuar
Programi është veçanërisht i vlefshëm për menaxhimin e lartë dhe të mesëm në shoqëritë ujësjellës dhe kanalizime: Administratori / zv.administratori i shoqërive UK, drejtori teknik, inxhinierët.
Tarifa e pjesëmarrjes
Anëtarët e SHUKALB është 30,000 Lekë/person + TVSH, dhe për
Jo-Anëtarët 35,000 Lekë/person + TVSH.
Jeni të lutur të bëni regjistrimimin tuaj online ose konfirmoni pjesëmarrjen tuaj nëpërmjet e-mailit training@shukalb.al deri në datën 3 prill 2026.