SHUKALB’s Response and Focus on the Situation of COVID-19
May 11, 2020
[:sq]
Pas udhëzimeve të Qeverisë shqiptare, gjatë muajit Mars dhe Prill 2020, SHUKALB ndërmori masat e nevojshme që çdo punonjës të vazhdonte punën nga shtëpia.
Gjatë kësaj periudhe, në përgjigje ndaj situatës së COVID-19, SHUKALB ka mbajtur komunikim të rregullt me shoqëritë e saj anëtare ujësjellës kanalizime duke shpërndarë me ta informacione të rëndësishme dhe të dobishme për COVID-19 dhe lidhjen e tij me ujin, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbledhur reagime nga shoqëritë UK mbi sfidat me të cilat po përballen si rezultat i kësaj krize. Në përpjekjet për të marrë reagimet e shoqërive SHUKALB zhvilloi një anketim gjatë muajit Prillit 2020, rezultatet e të cilit mund t’i gjeni në këtë botim të Burimit.
Në vazhdim, SHUKALB ka planifikuar organzimin e dy webinareve gjatë majit 2020 për të diskutuar ndikimin e pandemisë COVID-19 ndaj shoqërive UK shqiptare. Webinari i parë do të ndajë sfidat dhe praktikat më të mira të shoqërive UK dhe qeverisjes vendore në përballimin e pandemisë COVID-19, ndërsa webinari i dytë do të diskutojë perspektivat e institucioneve qendrore dhe donatorëve.
Në lidhje me Programin e tij të Trajnimit, SHUKALB po përgatitet të ofrojë së shpejti dy kurse trajnimi online, ” Siguria në Punë për Profesionistët e Ujit” dhe “Menaxhimi i Emergjencave dhe Krizave”. Në vazhdim, trajnimet dhe aktivitetet e shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) janë planifikuar të jepen duke filluar nga muaji korrik 2020.
Me pezullimin e ndjekjes së mësimit në shkolla, SHUKALB duhej të ndryshonte metodologjinë e dhënies së programit “Panairi Shkencor” për shkollat e mesme. Nxënësit e klasave të 11-ta janë duke punuar për të paraqitur projektet e tyre në formën e videove. SHUKALB do të organizojë konkursin për Panairin Shkencor midis shkollave pjesëmarrëse përmes një eventi online.
Së fundmi, SHUKALB ka krijuar një sesion të dedikuar në faqen e tij të internetit me informacionin më të fundit rreth sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në lidhje me pandeminë COVID-19.[:en]
Following the instructions of the Albanian Government, during March and April 2020, SHUKALB took the necessary measures for every employee to continue working from home.
During this period, in response to the situation of COVID-19, SHUKALB has maintained regular communication with its member water and sewerage utilities by sharing with them relevant and useful information on COVID-19 and its relation to water while at the same time gathering feedback from utilities on the challenges they are facing as a result of this crisis. In the efforts to receive the feedback of utilities SHUKALB conducted a survey during April 2020, the results of which can be found in this Burimi edition.
In addition SHUKALB has planned for two webinars during May 2020 to discuss the impact of COVID-19 pandemic on Albanian water utility companies. The first webinar will share the challenges and the best practices of water utilities and local government in facing the COVID-19 pandemic, while the second webinar will discuss the perspectives of central institutions and donors.
In regard of its Training Program, SHUKALB is preparing to deliver soon two online training courses, “Health and Safety for Water Professionals”, and “Emergency and Crisis Management”. In addition, the training and peer exchange activities in the framework of the Regional Capacity Development Network (RCDN) Project have been rescheduled to be delivered starting from July 2020.
With the suspension of school attendance, SHUKALB had to change the methodology of delivering the High school “Science Fair” Program. The 11th grade students have been working to present their projects in the form of videos. SHUKALB will organize the Science Fair competition between the participating schools through an online event.
Last but not least, SHUKALB has created a dedicated page on its website with the latest information concerning the water supply and sewerage sector in regard to COVID-19 pandemic.[:]